` . Bangladesh, shpëtohen 119 refugjatë të Arakanit nga mbytja e varkës - TV-SHENJA

Bangladesh, shpëtohen 119 refugjatë të Arakanit nga mbytja e varkës

Ekipet e rojës bregdetare të Bangladeshit shpëtuan 119 refugjatë të Arakanit nga mbytja e varkës me të cilën po përpiqeshin të kalonin nga brigjet jugore të vendit drejt Malajzisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Varka prej druri që transportonte refugjatët e Arakanit u vërejt në ishullin St. Martin në Gjirin e Bengalit dhe pasi ishte duke u mbytur si pasojë e një defekti në motorin e saj u shpëtuan personat që ndodheshin mbi të, njoftohet nëpërmjet një deklarate nga zyrtarët e rojës bregdetare.

Mësohet se në varkë ndodheshin 119 refugjatë të Arakanit përfshirë 58 gra dhe 14 fëmijë të cilët po përpiqeshin të kalonin nëpërmjet detit në Malajzi.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se me këtë operacion është ndaluar numri më i madh i refugjatëve brenda këtij viti.

Qytetarët e Arakanit që jetojnë në kampet në qytetin Cox’s Bazar në jug të Bangladeshit, shpeshherë përpiqen që nëpërmjet detit të kalojnë në Malajzi.

Njësia e rojës bregdetare e Bangladeshit, ka bërë të ditur se brenda këtij viti ka mundur të ndalojë mbi 500 refugjatë të Arakanit që të kalojnë në Malajzi.