` . Balotelli kthehet në qytetin e lindjes, ja kur pritet zyrtarizimi dhe debutimi - TV-SHENJA

Balotelli kthehet në qytetin e lindjes, ja kur pritet zyrtarizimi dhe debutimi

Mario Balotelli me shumë gjasa do të rikthehet në kampionatin italian, pasi ka arritur marrëveshje me klubin e sapongjitur në Serinë A, Breshan, qytet me të cilin është mjaft i lidhur pasi ka lindur pikërisht aty.

Marrëveshja mes SuperMarios dhe presidentit Bruno Cellino është arritur, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë të martën pasi ky i fundit të kthehet nga Londra, ku ndodhet për një udhëtim pune.

Balotelli do të nënshkruajë kontratë një vjeçare nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë së sezon, plus bonuset, ndërsa në rast se Bresha ia del të sigurojë mbijetesën, atëherë do të ketë një rinovim automatik për dy sezonet e ardhshme, me pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Sulmuesi pritet të vihet në dispozicion të trajnerit të Breshas ditën e martë, ndërsa takimin e parë me skuadrën e re do ta luajë më 25 shtator kundër Juventusit në “Rigamonti”, pasi 4 javët e parë duhet të shlyejë dënimin e marrë në kampionatin francez.