` . Baloteli i Vardarit u prezantua në Katar – TV-SHENJA

Baloteli i Vardarit u prezantua në Katar

Sulmuesi i Vardarit, Xhonatan Boareto – Balotelli karrierën e tij e ka vazhduar në Katar te skuadra e Al Garafa, drejtuesit e së cilës skuadër ishin pajtuar për të paguar dëmshpërblimin e kërkuar nga ana e “kuqezinjëve” për sulmuesin e tyre.
Balotelli veçmë ndodhet në Katar, ndërsa pasi kaloi me sukses kontrollimet mjekësore ai firmosi kontratë dy vjeçare me Al Garafan.
Vardari mendohet të ketë përfituar mirë nga shitja e sulmuesit të tyre, i cili pjesë e kampionëve në fuqi të Maqedonisë është që nga korriku i vitit 2016-të.
Ai me fanellën e Vardarit brenda një sezoni zhvilloi 35 ndeshje, duke realizuar 12 gola, ndërsa si zëvendësim për të përmendet emri i Stiv Leo Belek A’Beka.
Bëhet fjalë për një sulmues 24-vjeçar, i cili në karrierën e tij ka luajtur me skuadra nga Greqia, Rumania, Turqia, Belgjika, Anglia dhe Italia.