` . Ballkani sërish në rrezik nga Rusia. Pse heshtë BE-ja?! – TV-SHENJA

Ballkani sërish në rrezik nga Rusia. Pse heshtë BE-ja?!

Serbia i zhvilloi luftërat në Ish-Jugosllavi gjatë viteve të ’90-ta vetëm me ndihmën e Moskës dhe pasivitetin e Brukselit zyrtar. Ndërtimi i paqes në këtë tokë të përgjakur dëshmoi se bllokimi i këtij procesi dhe inkurajimi i Serbisë nga Rusia, me armë dhe njerëz, për t’iu kundërvënë Perëndimit, është një politikë kriminale që jorastësisht vazhdon të korrë sukses në Ballkan, ndërkohë që BE-ja bënë sehir. Pse?!

Shkruan: Agim POPOCI, Mitrovicë

“Ajo që do të ndodhë në rajon në të ardhmen, në masën më të madhe, do të varet nga serbët!” Ky ishte një paralajmërim i frikshëm i dalë nga goja e Kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, SNS, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të themelimit të partisë më 21 tetor në Kralevë. Më të frikshëm këtë e bën edhe fakti kur del nga goja e një lideri të një partie që u themelua nga dy kriminelë të luftës, Aleksandar Vuçiq dhe Tomislav Nikoliq, dhe që vazhdon të jetë në politikë vetëm falë Moskës zyrtare.

Ky zhargon kriminal nuk mund të relativizohet kur kemi parasysh se jo vetëm nga shtatori i vitit 2008 kur u krijua kjo parti, por edhe para këtij themelimi, kur këta dy kriminelë lufte ishin në Partinë Radikale Serbe (SRS) të kriminelit të luftës Vojislav Sheshel, fjalori ishte luftënxitës, kriminal dhe dëshmi se kush e nxiti luftën në Ish-Jugosllavi.

Pikërisht në këtë ceremoni, themeluesi i partisë, ai që e do më shumë nënën Rusi se nënën e vetë dhe Serbinë, Tomislav Nikoliqi, përdori fjalor shumë më kriminal se kur e themeloi partinë ose kur luftoi në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë: “Asgjë dhe askush nuk është më i madh dhe më i rëndësishëm se Serbia. Pikërisht për këtë arsye ka lindur grupi parlamentar ‘Përpara Serbi’ dhe nga ai lindi SNS…”.

Edhe pse ky fjalim përveç se i kalon përmasat politike duhet të zbërthehet nga një psikolog i cili ka përvojë në psikoanalizën e vrasësve gjakftohtë, ai është një ogur i zi për të gjithë ata që kanë luftuar me Serbinë në vitet e ’90-ta. Ky është një paralajmërim i ri kur vazhdojmë ta kemi Rusinë nëpër këmbë, këtë Rusi që është përgjegjëse për të gjitha gjakderdhjet në Ish-Jugosllavi, duke filluar nga Knini deri në Preshevë! Dhe, nga ana tjetër, kemi Bashkimin Evropian, i cili duke mbyllur sytë para krimeve të Millosheviqit, i mundësoi Rusisë, që me sejmenët serbë në Ballkan të minojë çdo përpjekje për shuarjen perëndimore të zjarrit.

Rruga evropiane e Serbisë

Nga Javier Solana e deri tek Federica Mogherini, Bashkimi Evropian bëri përpjekje kolosale, si me diplomaci ashtu edhe më para, që ta bindë Serbinë të kthehet kah civilizimi. Nuk dihet se për çfarë civilizimi e kishte fjalën Brukseli zyrtar, por serbët që bënë krime në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, vazhduan të qëndrojnë në pushtet dhe të jenë negociatorët kryesorë që e menaxhuan luftën dhe tani bëhen sikur do ta bëjnë edhe paqen. Tashmë edhe me një risi: e kërcënojnë BE-në edhe me paqen në Mal të Zi.

Destruktiviteti që zbatonte Beogradi zyrtar me ose pa Millosheviqin nuk ishte asgjë e re edhe pas vitit 2000. Ishte po ky Beograd që kishte vrarë kroatë edhe në kohën e Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene; ishte po ky që terrorizoi dhe serbizoi shumë myslimanë në Bosnjë e Hercegovinë, duke i pjekur të gjallë në hell; ishte po ky Beograd që thërrmoi si Sanxhakun ashtu edhe shqiptarët që jetonin atje, duke i asimiluar të tërë; ishte po ky që dëboi mbi 500 mijë shqiptarë nga Toplica; ishte po ky që vazhdoi me krime nëpër Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Por, BE-ja – duke e mashtruar veten – po e shiste diplomacinë serbe si tashmë të orientuar kah Perëndimi, edhe pse ajo vazhdonte ta thoshte me zë se punon në bashkëpunim me Moskën. Por, as këtu nuk kishte asgjë të re. Ishte po kjo Rusi që i dha dorë në Luftën e Parë Botërore; kjo Rusi, që me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore përdhunoi mbi 120 mijë femra serbe dhe në momentin kur Stalini tha se “ushtarët rusë ishin të uritur për seks”, ata e ulën kokën; kjo Rusi, që me kriminelët e saj i mbështeti luftërat në Ish-Jugosllavi; kjo Rusi që filloi destruktivitetin e paqes së Perëndimit në Ballkan edhe pas luftërave të viteve të ’90-ta. Dëshmi për këtë bashkëpunim “të pasluftës” nuk është vetëm hyrja e trupave ruse në Kosovë ose sjellja ruse në Këshillin e Sigurimit. Rusia filloi armatimin e Serbisë, pengimin e integrimit euroatlantik të Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe, së fundi, Malit të Zi dhe të gjitha këto u faktuan. Dhe, nga ana tjetër, BE-ja bënë sehir sikur asgjë nuk po ndodhë deri në momentin kur vetë Bashkimit Evropian iu cenuan interesat.

BE-ja i urdhëron shtetet anëtare dhe ato aderuese që t’i vënë sanksione Moskës për shkak të sjelljes kriminale në Siri dhe bashkëpunimin me Asadin, por është vetëm Serbia ajo e cila nuk i bindet kësaj politike evropiane. Dhe, as gëk e as mëk. Kur portofolit të Serbisë i mungojnë paratë evropiane, topi kalon në Republikës Serbe të Bosnjës, atje ku krimineli Dodik është në gjendje gatishmërie për t’i shërbyer nënës Rusi dhe sërish BE-ja bëhet sikur nuk i sheh këto ndërhyrje të trasha të Moskës zyrtare. Kthehet sërish Serbia, i del në rrugë anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe, çuditërisht, këtu BE-ja e ulë kokën kur sheh se sa e paaftë që është dhe duhet vetëm ndërhyrja amerikane, në mënyrë që hapësira detare nga Triesta në Turqi, të zipohet si hapësirë e NATO-s, ndërsa Rusisë përfundimisht t’i thuhet të ikë nga kjo zonë.

Por, Rusia nuk dorëzohet. Ajo spostohet në hapsirën tokësore të Ballkanit, aty ku plangprishëse mund të jetë deri në momentin kur të ndryshojë kursi i BE-së, fillimisht ndaj Serbisë e më pas edhe Rusisë. Dëshmi për këtë janë negociatat e Kosovës me Serbinë. Në momentin kur një marrëveshje edhe u pa se mund të arrihet, Vladimir Putini ishte ai i cili ia ul kokën Vuçiqit në Moskë. BE-ja mund të vazhdojë t’i kërkojë arsyet, por ato janë këtu, nuk kanë ikur që nga ardhja e serbëve në Ballkan. Dje, sot dhe nesër, Serbia nuk e bënte dot luftën pa nënën Rusi, për të cilën, sot paqja në Ballkan është vdekje strategjike. E për t’ia dhënë mesazhin Brukselit zyrtar, Rusia e bëri atë përmes Vuçiqit nga ceremonia e 10-vjetorit të SNS-së: “Serbia është në rrugë evropiane me Kinën dhe Rusinë!”

Por, sërish heshtje nga Bashkimi Evropian, i cili duke mos i njohur serbët, vazhdon ta ketë frikë inkurajimin e Serbisë nga Rusia, me armë dhe njerëz, për t’ju kundërvu Perëndimit. Që kjo politikë kriminale e Rusisë vazhdon të korrë sukses në Ballkan, nuk ka faj vetëm Rusia. Serbia e ka përgjakur gjithë Jugosllavinë, ende nuk ka kërkuar falje dhe vazhdon të jetë shteti më i privilegjuar në Ballkan nga Bashkimi Evropian, madje edhe se Sllovenia dhe Kroacia që janë anëtare të BE-së.

Kosova vazhdon të kërkojë mëshirë për liberalizimin e vizave, ndërsa  qytetarët e Serbisë tashmë 7 vjet e kanë përfituar këtë privilegj nga BE-ja, edhe pse janë agresorë dhe kriminelë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Politika e joshjes, për të cilën u kritikua edhe ditët e para të diplomacisë evropiane të Solanës, ishte e destinuar qysh atëherë të dështojë dhe sot – si Brukseli zyrtar ashtu edhe Serbia – presin se çfarë do të thotë Moska, pikërisht ashtu si në vitin 1992.

Serbia ka kryer masakrat më të tmerrshme në Bosnjë e Hercegovinë ndaj joserbëve dhe është përfituese shumë më e madhe e fondeve evropiane sesa ky vend i shkatërruar nga ushtria serbe. Ata zyrtarë që mundohen ta fajësojnë Milorad Dodikun për stanjacionin e Bosnjës dhe vetë Marrëveshjes e Dejtonit janë thjesht injorantë politikë, sepse Dodiku pa Serbinë është i vdekur ashtu si vetë Republika Srpska. Për leksione nuk ka nevojë. Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO tregoj se prerja e fondeve të kishës dhe serbëve që jetojnë atje shkakton vdekje klinike të këtij populli të marrë, që vetëm për të vrarë është usta.

Dhe, paralajmërimi nuk është i nevojshëm vetëm për shkak të zhvillimeve në Kosovë dhe Republika Srpska ose për shkak të inkurajimit të serbëve nga Rusia me njerëz dhe armë, por për shkak të hakmarrjes së Vladimir Putinit, i cili në grahmat e fundit të karrierës së tij nuk do t’ia lejojë vetes të ikë nga politika me dështim kaq të madh në Ballkan. E për këtë skenar të zi i ka serbët, të cilët nuk i ka përkufizuar askush më mirë se Faik Konica: “Hapini derën një serbi dhe ditën tjetër ai do të kërkojë gjysmën e saj sikur e ka të drejtën e vet, ndërsa të pasnesërmen ai do të përpiqet të të flakë nga dritarja e shtëpisë, sikur je ti që ke hyrë me zor”.