` . Babai i Neymarit: Me Barcelonën ende nuk është mbyllur - TV-SHENJA

Babai i Neymarit: Me Barcelonën ende nuk është mbyllur

Babait të Neymarit ende nuk i ka dalë inati për mostransferimin e sulmuesit brazilian te Barcelona gjatë merkatos së verës. Sapo i jepet rasti të flasë për mediet ai këmbëngul se bisedimet mes PSG dhe Barcelonës ende nuk janë mbyllur.

“Në kontratën me PSG nuk ka një klauzolë largimi, çka i bën gjërat edhe më të vështirë.”

Neymar pritet grumbullohet për ndeshjen e radhës në Paris kundër Strasbourgut, por fjalët e babait të tij nuk mund të sjellin qetësi. Sulmuesi i “Seleçaos” u sulmua nga ultrasit parizienë në ndeshjen e parë të kampionatit dhe këto zëra për largimin e tij drejt Barcelonës, edhe pas përfundimit të merkatos, nuk ndihmojnë për kthimit e qetësisë dhe aktivizimin e tij të shpejtë.

Neymar senior, me fjalët e tij, i hedh më shumë benzinë zjarrit:

“Brazilianët duan të jenë të lumtur dhe djali im ishte i lumtur te Barcelona. Është prekur shumë nga fakti që ish-shokët e tij te Barcelona i kërkuan që të kthehej.”