` . Babai dhe djali në Kupën e Botës: Ja familjet e këtij rekordi – TV-SHENJA

Babai dhe djali në Kupën e Botës: Ja familjet e këtij rekordi

Së pari babai, pastaj djali në Botëror. E ku ka më mirë. Një ëndërr, që pakkush e realizon në këtë jetë. Aq më tepër në rolin trajner-futbollist, sikurse ka ndodhur me Maldin-ët e Italisë, ku Cesare ishte “timonier” i kombëtares axurre, ndërsa paolo lideri i mbrojtjes. Në këtë shkrim po ju njohim me rastet kur babai dhe djali kanë luajtur në Kupën e Botës, ndaj konsiderohen familje rekord në këtë drejtim.

Cesare dhe Paolo Maldini
Cesare Maldini luajti Kupën e Botës me Italinë, në vitin 1962, ndërsa Paolo Maldini në vitet 1990, 1994, 1998 dhe 2002. Ndër të tjera, në vitin 1998, babai ishte i pari trajner, që trajnonte edhe djalin për një Botëror, në aventurën franceze 1998.

Peter dhe Kasper Schmeichel
Peter Schmeichel luajti Kupën e Botës me Danimarkën në vitin 1998, ndërsa i biri, Kasper Schmeichel, mbron portën e së njëjtës kombëtare, në Botërorin 2018, që po zhvillohet në Rusi.

Pablo dhe Diego Forlan
Pablo Forlan ishte pjesë e Urguajit në Kupën e Botës 1966 dhe 1974, ndërsa i biri, Diego Forlan, luajti në këtë kompeticion global  në vitin 2010 dhe 2014.

Djean dhe Youri Djorkaeff
Djean Djorkaeff mbrojti ngjyrat e Francës në vitin 1966, ndërsa i biri, Youri, në vitin 1998 dhe në 2002.

Mazinho dhe Thiago Alcantara
Mazinho luajti Kupën e Botës në vitin 1990 dhe më pas e fitoi këtë trofe në vitin 1994 me fanellën e Brazilit. I biri, Thiago Alcantara, është pjesë e kombëtares së Spanjës në Botërorin e këtij viti, në Rusi.

Manuel dhe Manolo Sanchis
Manuel Sanchis Martinez mori pjesë në Kupën e Botës 1966, me Spanjën, ndërsa i biri, Manolo, luajti në turneun e vitit 1990, përsëri me “La Roja”. (telesport)