` . Avokati i Popullit angazhohet për mbrojtjen e të drejtës së votës – TV-SHENJA

Avokati i Popullit angazhohet për mbrojtjen e të drejtës së votës

Të dielën, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të jenë të hapura për t’ju ndihmuar qytetarëve lidhur me të drejtën е realizimit dhe mbrojtjes së të drejtës së votës. Do hapen nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Përveç personalisht në zyra, qytetarët, parregullsitë zgjedhore do të mund t’i denoncojnë në numrat e telefonit, si vijon: Zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082, Shtip: 032 389-701. Avokati i Popullit, edhe një herë e potencon rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejtat fundamentale të të drejtave të njeriut, e që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndetshme demokratike.

Avokati i Popullit u bën apel të gjithëve, në veçanti organeve kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet në mënyrë të lirë dhe papengesa, në përputhje me ligjin dhe në mënyrë konsekuente do të respektohen të drejtat e njeriut. /SHENJA/