` . Avokati nga Serbia: Ekstradimi i Haradinajt kërkohet me prova të reja - TV-SHENJA

Avokati nga Serbia: Ekstradimi i Haradinajt kërkohet me prova të reja

Serbia kërkon ekstradimin e Ramush Haradinajt për veprat e reja që nuk kanë qenë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës. Kështu konfirmon për agjencinë Tanjug avokati Toma Fila.

“Prokuroria e Hagës e ka akuzuar Haradinajn në mënyrë që ai të lirohet. Prokuroria ka mjetet që aktakuzën, nëse do që ta shkruajë ashtu që të refuzohet, hidhet ose i nënshtrohet statutit të kufizimeve”, ka thënë tha Fila për Tanjug.

Kjo deklaratë e avokatit serb erdhi pas vlerësimeve të ekspertëve të drejtësisë se Haradinaj mund të ekstradohet në Serbi vetëm nëse krimet për të cilat e ngarkon Serbia dallojnë nga ato që për të cilat është gjykuar në Hagë, transmeton kp.

Postime të Ngjajshme