` . Avioni dhe treni bibliotekë ngjallin interes të lartë (FOTO) - TV-SHENJA

Avioni dhe treni bibliotekë ngjallin interes të lartë (FOTO)

Bashkia e Çankërë e cila ndodhet në Anadollin qendror, ka gjetur një mënyrë unike për të tërhequr lexuesit në bibliotekë. Duke hapur një avion dhe një tren bibliotekë ajo ja ka arritur të tërheqë qindra lexues brenda një kohe të shkurtër, raporton AA.

Bashkia Çankërë ka marrë dy vagonë të papërdorur nga Drejtoria e Hekurudhave të Turqisë, duke i dizajnuar dhe kthyer ato në një bibliotekë. Biblioteka e hapur në mars 2006 deri më tani përdoret nga 1.432 nxënës dhe 500 të rritur.

Nga ana tjetër bashkia ka marrë një avion të tipit A 300, jetëgjatësia e fluturimit të të cilit ka përfunduar dhe e ka kthyer atë në një bibliotekë. Avioni i sjellë nga Stambolli është rikonceptuar duke u kthyer në të përshtatshëm për tu përdorur si ambiente leximi.

Avioni bibliotekë ka hyrë në shërbim më 24 shtator 2006. Deri më tani ai përdoret rregullisht nga 1.050 nxënës dhe 350 të rritur. Ndërkohë vizitorët kanë mundësi të shohin edhe dhomën e pilotimit.

Ndërsa fëmijët përmes këtyre ambienteve kanë mundësi të jenë në një tjetër ambient të këndshëm për të lexuar dhe studiuar, fëmijët që vijnë këtu kanë mundësi të luajnë me lodrat e pranishme në këto ambiente.

Postime të Ngjajshme