` . Autostrada në drejtim të Kosovës nuk ndërtohet as në vitin 2018 - TV-SHENJA

Autostrada në drejtim të Kosovës nuk ndërtohet as në vitin 2018

Projekti i shumëpritur, autostrada Shkup-Bllacë nuk do të ndërtohet as vitin e ardhshëm. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se shtyrja edhe për një vit e zgjerimit të rrugës dhe ndërtimit të autostradës drejt kufirit me Kosovën bëhet me arsyetimin për kompletimin e dokumentacionit, ndërsa si shkak tjetër është përmendur edhe rruga e Vizbegut, raporton Televizioni SHENJA.

“Përmes financimit të kësaj rruge dhe gjithë projektit, diku kah fundi i vitit të ardhshëm përfundon dokumentacioni i kompletuar për këtë rrugë prioritare për Republikën e Maqedonisë. Tanimë ka përfunduar debati për rrugën e Vizbegut, pjesa që kalon në zonën urbane të qytertit të Shkupit. Qëllimi jonë është ta zgjërojmë këtë rrugë, mos t’i dëmtojmë objektet që ekzistojnë, një pjesë e njerëzvë që janë këtu tanimë kanë mbajtur takime me drejtues të disa subjekteve. Por një është e sigurt nga mbikalimi tek qarkorja deri në kufi me Kosovën do të jetë komplet autostradë, dokumentacioni i ri i projektit do të duhet ta jep zgjidhjen për pjesën që kalon në pjesën urbane”, deklaroi Zaev. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme