` . Austria, stacioni i radhës në Formua 1 - TV-SHENJA

Austria, stacioni i radhës në Formua 1

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 9-të që do të zhvillohet në Austri, raporton AA.

Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 15:00 ku do të mbahen 71 xhiro në pistën e qytetit Spielberg e gjatë 4.318 metra, ndërsa gara do të zhvillohet më 30 qershor të dielën në orën 15:10.

Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në 5 vitet e fundit ka arritur në vendin e parë edhe në 8 garat e para në vitin 2019.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Austrisë janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 187

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 151

3. Sebastian Vettel (Gjermani): 111

4. Max Verstappen (Holandë): 100

5. Charles Leclerc (Monako): 87

– Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 338

2. Ferrari: 198

3. Red Bull: 137

4. McLaren: 40

5. Renault: 32