` . Audi tregon datën e prezantimit të modelit RS7 (FOTO) - TV-SHENJA

Audi tregon datën e prezantimit të modelit RS7 (FOTO)

Shfaqja e këtij modeli, do të bëhet krahas një makine për të gjitha terrenet.

Frankfurt Motor Show do të fillojë pas disa ditësh dhe shumë prodhues, kanë bërë të ditur se do të sjellin aty modelet e reja, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtin organizim, Audi ka bërë të ditur, se do t’i sjellë dy modele tërësisht të reja, mes tyre makinën elektrike për të gjitha terrenet Audi AI:TRAIL si dhe modelin RS7 të ri.

Kur tregoi datën e prezantimit të modelit, Audi nuk bëri të ditur edhe specifikat që do t’i ketë, motorin me 4.0 litra të RS6 Avant, që prodhon 591 kuaj fuqi. Pritet që të ketë shpejtësinë e njëjta, nga zero deri në 100 kilometra në orë, për 3.6 sekonda.

Megjithëse nuk është shfaqur as dukja që do të ketë Audi RS7, është parë derisa testohej dhe mund të thuhet se ka linja shumë të mira. /Telegrafi/