` . Audi ndërpret shitjen e A6 dhe A7 në SHBA – TV-SHENJA

Audi ndërpret shitjen e A6 dhe A7 në SHBA

Prodhuesi gjerman i veturave premium Audi ndërpreu shitjen e limuzinave A6 dhe A7 në SHBA për shkak të defekteve me Airbag, të cilët nuk hapen në përplasje.

Me këtë rast janë tërhequr nga tregu rreth 140.000 vetura, të shitura në periudhën ndërmjet janarit 2012 dhe prill 2018.

Audi nuk tha se sa kohë do të merrte ndalimi i shitjes së modeleve luksoze, por njoftoi se gabimi ndodh në sensorin që zbulon praninë e pasagjerit në vend, gjë që mund të ndikojë në mos aktivizimin e Airbagut në rast aksidenti.

Për fat të mirë, nuk kishte raste tragjike në lidhje me këtë problem, por Audi vendosi të riparonte prishjen para se të ndodhë ndonjë aksident, transmeton ksp. Audi ka thënë se ky dështim nuk ndodh me automjetet A6 dhe A7 që shiten jashtë SHBA.

Gjiganti gjerman vitin e kaluar tërhoqi nga tregu gati 600,000 njësi të A6 të prodhuar në periudhën 2012-2015, me një motor benzinë 2.0-litër Turbo, për shkak të rrezikut të mbinxehjes së pompës elektrike, e cila mund të shkaktojë zjarr. Prodhuesi ka rregulluar softuerin për të zvogëluar rrymën në pompë nëse fillon të nxehet.