` . Atletico forcon pozitën në tabelë – TV-SHENJA

Atletico forcon pozitën në tabelë

Atletico Madrid ka shënuar fitore të vlefshme, ku në udhëtim ka mposhtur Eibar me rezultat minimal, 0-1 Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Kevin Gameiro, i cili gol ishte i mjaftueshëm që t’i jap fitoren mysafirëve. Pas humbjes së sotme të Real Madridit, kjo fitore i ka forcuar pozitën në renditjen tabelare në LaLiga Atletico Madridit, që gjendet në pozitën e dytë me 42 pikë, 6 më pak se lideri, Barcelona.