` . Atletët e të dy Koreve nën një flamur të vetëm në hapjen e Olimpiadës – TV-SHENJA

Atletët e të dy Koreve nën një flamur të vetëm në hapjen e Olimpiadës

Atletët nga Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut do të ecin nën një flamur të vetëm në hapjen e Olimpiadës Dimërore 2018 që do të mbahet në PyeongChang, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, zyrtarët të cilët kanë biseduar në fshatin Panmunjom në kufirin mes dy vendeve kanë vendosur që sportistët në ceremoninë e hapjes së lojërave të ecin nën flamurin e “Koresë së Bashkuar”.

Zyrtarët gjithashtu kanë theksuar se dy vendet do të formojnë edhe një ekip hokeji për femra. Sipas tyre, Koreja e Veriut në PyeongChang do të dërgojë 230 nxitëse të tifozëve dhe një ekip prej 30 personash të shfaqjes për tekvando.

Koretë përpara Olimpiadës që do të mbahet nga data 9-25 shkurt do të zhvillojnë një ngjarje të përbashkët kulturore në Malin Kumgang në lindje të Koresë së Veriut dhe një stërvitje të përbashkët në Qendrën e skive Masikryong.

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut me Lojërat Olimpike Dimërore filluan përsëri bisedimet e nivelit të lartë pas një pazue dyvjeçare.