` . Athina e pakënaqur pas miratimit të Ligjit për Minoritetet në Shqipëri - TV-SHENJA

Athina e pakënaqur pas miratimit të Ligjit për Minoritetet në Shqipëri

Shpërthen konflikti Greqi-Shqipëri. Aprovimi i ligjit për minoritetet nga qeveria shqiptare, ndonëse u cilësua si një hap përpara nga Bashkimi Europian dhe disa vende të Ballkanit ka sjellë pakënaqësi për Athinën zyrtare. Ndonëse prej një periudhe afro tre mujore, Athina zyrtare me anë të deklaratave dhe shpesh kërcënimeve, është përpjekur të ndërhy në politikën shqiptare. Shkak për këto tensione është bërë plani urbanistik i Himarës si dhe ligji për minoritetin.

Nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të çuar përpara reformat e kërkuara nga BE kanë ngjallur pakënaqësi në shtetin fqinj. Ka qenë Ministria e Jashtme greke ajo që përmes një komunikate për shtyp ka sulmuar qeverinë shqiptare me tone më të ashpra, pasi kësaj here e ka akuzuar se ka lidhje me krimin dhe ka si synim shkatërrimin e minoritetit grek. Duket se ministri Jashtëm grek Nikos Kotzias edhe pse ka marrëdhënie të mira me ministrin Bushati dhe shpesh është shprehur se fryma e bashkëpunimit mes dy vendeve është pozitive, nuk po i kursen sulmet kundrejt Tiranës zyrtare.

“Ministria e Jashtme greke është po aq e shqetësuar nga lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet me arrestimin e fundit të kreut të bandës së trafikimit të dogës, i cili rezulton të jetë i afërm me dikë që deri kohët e fundit, ka qenë ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Por, përveç kësaj, Ministria e Jashtme greke nuk i ka kursyer sulmet kundrejt qeverisë shqiptare, pasi sipas tyre qeveria shqiptare ka si synim që të çrrënjos praninë e minoritetit grek. “Po aq shqetësues është fakti se qeveria shqiptare vazhdon të promovojë masa për prishjen e pronës që i përket anëtarëve të Pakicës Kombëtare Greke, brenda kuadrit të politikës së saj për të çrrënjosur praninë historike të helenizmit në rajonin e Himarës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Postime të Ngjajshme