` . Asnjëherë nuk është vonë: Gjyshi mëson të lexojë dhe të shkruajë në 90 vjeç - TV-SHENJA

Asnjëherë nuk është vonë: Gjyshi mëson të lexojë dhe të shkruajë në 90 vjeç

Ahmet Saglam nga Golcuku, afër qytetit perëndimor turk Kocaeli, hyri në dekadën e dhjetë të jetës së tij.

Si fëmijë ai nuk kishte mundësi të regjistrohej në shkollën fillore, ë kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk mësoi të lexojë dhe të shkruajë.

Megjithatë dëshira e tij nuk pushoi kurrë, dhe kështu në moshën 90 vjeç, ai mësoi të lexojë dhe të shkruajë.

Në Turqi, nën kujdesin e Presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emina, ka nisur një fushatë për të mundësuar mësimin e leximit dhe shkrimit për ata që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë rregullisht.

Kështu që Ahmet Saglam vendosi të zhvillojë një kurs leximi dhe shkrimi në një qendër lokale arsimore.

Saglam, babai i pesë fëmijëve dhe gjyshi i 14 nipërve, për shkak të moshës së shtyrë dhe problemeve shëndetësore, nuk ishte në gjendje të ndiqte kursin e qendrës, e kjo është arsyeja pse mësuesi erdhi në shtëpinë e tij dhe i dha mësime për lexim dhe shkrim. Pas përfundimit të procesit arsimor, Saglam mori një dokument në moshën 90-vjeçare që konfirmonte se ai mund të lexonte dhe të shkruante.

“Unë do doja që të kisha mësuar të lexoja dhe të shkruaja kur isha i ri, por familja ime ishte e varfër. Ata nuk ishin në gjendje të më arsimonin. Unë u përpoqa t’jua mundësoj fëmijëve të mi që të mbarojnë shkollën. Sot mund të them se është shumë bukur të di të lexoj dhe shkruaj”, tha Saglam. /tesheshi/