` . Asistimi i Iniestas nga 50 metra për bashkëlojtarin te Vissel Kobe bëhet virale në internet - TV-SHENJA

Asistimi i Iniestas nga 50 metra për bashkëlojtarin te Vissel Kobe bëhet virale në internet

Vissel Kobe ka pësuar humbje 3-1 nga Shonan Bellmar në xhiron e 15-të të Ligës së Japonisë.

Golin e vetëm për Kobe e shënoi Kyogo Furuhashi, por për këtë gol po flasin të gjithë, arsye është se sulmuesi kinez pranoi një asistim fenomenal prej 50 metrave nga Andres Iniesta.
Sulmuesi i skuadrës japoneze arriti në mënyrë fantastike ta kontrollojë topin, për ta futur më pas në rrjetën e Shonan në minutën e 20-të.
Por, skuadra kundërshtare u këndell në pjesën e dytë, për ta përmbysur më pas rezultatin në diferencë prej tri golave.

Shonan fitoi me golat e shënuara nga Ryogo Yamasaki (69’), Daiki Sugioka (74’) dhe Freires (79’), por nuk arritën ta zbehin asistimin e legjendës së Barcelonës, që u bë virale edhe në internet. /Telegrafi/