` . ASH: Qytetarët e komunës së Tearcës të lënë në mëshirën e pushtetit lokal - TV-SHENJA

ASH: Qytetarët e komunës së Tearcës të lënë në mëshirën e pushtetit lokal

Derisa i tërë opinioni publik është i kthyer nga krimi dhe korrupsioni i niveleve të larta shtetërore, banorët e komunës së Tearcës përballen me mungesën elementare të jetesës. Kjo komunë që sipas statistikave të vitit 2002 numëron mbi 20 000 banorë akoma nuk ka kanalizim dhe ujësjellës. Me 13 fshatrat që gravitojnë në këtë komunë funksionohet me ‘jama’ septike ndërsa në asnjërin prej tyre nuk është e zgjedhur çështja e ujësjellësit. Si pasojë e kësaj gjendjeje, ka një numër të konsiderueshëm të të prekurve nga infeksionet virale. Nga Instituti për Shëndet Publik u lëshua kjo kumtesë:

Çdo përdorim i ujit paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të Tearcës prandaj iu rekomandohet banorëve që gjatë përdorimit për çështje teknike uji të vlohet. Në bazë të analizave rezulton se uji është fekal!

Qytetarët e Tearcës kanë nevojë për ndihmë urgjente prandaj së bashku me qytetarët e kësaj komune apelojmë deri te të gjithë faktorët relevantë, si Ministria e Ambientit, organet e pushtetit lokal, etj. të merren seriozisht me këtë çështje sepse pasojat nga gjendja e krijuar mund të jenë të paparashikueshme.

Aleanca për Shqiptarët