` . Asani firmos kontratë 4-vjeçare me Partizanin - TV-SHENJA

Asani firmos kontratë 4-vjeçare me Partizanin

Futbollisti shkupjan, Jasir Asani është transferuar te Partizani i Superligës shqiptare. Asani është prezantuar sot te Partizani dhe ka firmosur kontratë 4-vjeçare me 15 herë kampionët e Shqipërisë.

Asani fillimisht do të regjistrohet në ekipin B të Partizanit, që më pas të ketë të drejtën të luajë me ekipin e parë në Superligë.

Për 22 vjeçarin ky është transferimi i parë jasht shtetit, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur për Vardarin, Shkupin dhe Pobedën. Kujtojmë që gjatë merkatos së verës për Asanin kanë pasur interesim të madh shumë skuadra si Kukësi, Eskishehirspor e Alanyaspor. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme