` . Arsene Wenger emërohet këshilltar në FIFA - TV-SHENJA

Arsene Wenger emërohet këshilltar në FIFA

Edhe përkrahë dëshirës për të vazhduar të punojë si trajner, Arsen Wenger në të ardhmen do të ketë një rol tjetër në karrierën e tij. Francezi pas ndarjes me Arsenalin, ka gjetur punë të re, duke u bërë këshilltar në FIFA. Roli i tij në institucionin më të lartë të futbollit botëror do të jetë në punimin e projekteve për të përmirësuar standardin e trajnimit në të gjithë botën. Wenger nga largimi prej Arsenalit, ishte aktiv në shumë mediume dhe televizione europiane në rolin e analistit sportiv. Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr ekipet si Arsenali, Nagoja Grompus, Monako dhe Nansi. /SHENJA/