` . Arsenali identifikon pasardhësin e Mustafit - TV-SHENJA

Arsenali identifikon pasardhësin e Mustafit

Arsenali ka identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti dhe atë të Evertonit, Michael Keane si zëvendësime të mundshme për Shkodran Mustafin, bën të ditur “The Sun”, përcjell Koha Ditore.

Arsenali e ka ndërmend të shes Mustafin, pas paraqitjeve jo të mira dhe gabimeve të shumta që ka pasur këtë stinor. Ai madje është bërë edhe shënjestër e kritikave të tifozëve të Arsenalit.

Kështu që Umtiti dhe Keane janë dy opsionet që skuadra londineze po i shikon për të zëvendësuar Musafi.

Umtiti po pritet të largohet nga Barcelona në fund të stinorit, ndërsa Keane po shkëlqen me Evertonin këtë stinor.