` . Arsenali i ofron 20 milion euro Levantes për Enis Bardhin - TV-SHENJA

Arsenali i ofron 20 milion euro Levantes për Enis Bardhin

Pas 3 sezoneve në La Ligën Spanjolle me Levanten, reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi mund të ndërroj ambient. Paraqitjet e mira të mesfushorit shkupjan kanë rënë në sy të trajnerit të Arsenalit Mikel Arteta, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta transferojnë 25 vjeçarin në Londër. Sipas mediave angleze Arsenali ka nisur zyrtarisht kontaktet me Levanten duke i ofruar 20 milionë euro për Bardhin edhe pse klauzola e lojtarit për largim kap shifrën e 50 milionë eurove. Ndërkohë mediat spanjolle bëjnë me dije se drejtuesit e Levantes do të pranonin një largim të Bardhit edhe për shumën e 25 milionë eurove. Gjithsesi mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me Bardhin, i cili ka shkëlqyer në periudhën pas rikthimit të futbollit në La Liga, duke shënuar dy gola pikërisht ndaj Espanjolit dhe Real Betisit. /SHENJA/