` . Arsenali blen 18-vjeçarin për 26.5 milionë euro - TV-SHENJA

Arsenali blen 18-vjeçarin për 26.5 milionë euro

Arsenali ka arritur të nënshkruajë me William Saliba nga Saint-Etienne pasi ranë dakord për një marrëveshje prej 26.5 milionë euro për mbrojtësin.

Qendërmbrojtësi i talentuar ka qenë një prioritet për ‘Gunners’ këtë verë dhe tani ai do të udhëtojë në Angli për të vënë lapsin në letër për një kontratë afatgjatë në ‘Emirates’.

Ekipi i Londrës bindi 18-vjeçarin t’i bashkohet klubit falë ofertë së dytë që shkoi në drejtim të klubit francez, pasi edhe Tottenham kishte hyrë në garë, përcjell lajmi.net.

Pas nënshkrimit me Arsenalin, Saliba do të kthehet në Ligue 1 në huazim për sezonin 2019/20 dhe nuk do të bashkohet me Unai Emeryn.

St Etienne ka këmbëngulur se lojtari duhet të shpenzojë edhe një sezon në Francë.