` . Arrin Toyota Supra e re me pamje “agresive” (Video) - TV-SHENJA

Arrin Toyota Supra e re me pamje “agresive” (Video)

Gjenerata e re e Toyota Supra (A90) ka tërhequr vëmendjen shumë gjatë premierës në panairin e veturave në Detorit që është mbajtur në janar të këtij viti dhe kopja e parë e tij serike përmes ankandit në Amerikë është shitur për 2.1 milionë dollarë.

Në muajin shkurt, është prezantuar modeli Toyota GR Supra Performance Line Concept TRD, për të cilin është përkujdesur TRD (Toyota Racing Development), transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model me elementet e TRD-së, të cilat i japin një pamje “agresive”, është një shembull për ata që kanë një Supra dhe që dëshirojnë ta modifikojnë.

Tani, edhe zyrtarisht janë në dispozicion për porositje këto elemente të TRD-së. Fjala është për aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit e cila, ndër të tjera, përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), set të ri të pragjeve, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) dhe mbrojtësin shtesë (spoiler) në derën e bagazhit.

Gjithashtu, në dispozicion janë edhe rrotat 19-inç nga alumini dhe duhet theksuar se TRD në të ardhmen do të zgjerojë ofertën e saj për Suprën (amortizatorët, sistemin e frenave, sistemin e shkarkimit të gazrave, etj.).

Mbetet të shihet nëse më vonë do të shfaqet edhe ndonjë paketë për përforcimin e motorit të Supras (A90), 3.0-litër, i cili ka gjashtë cilindra dhe kapacitet prej 250 kW/340 kuajfuqi.