` . Arrijnë rezultatet nga 95% e të dhënave, 24 milionë i thanë po referendumit në Turqi - TV-SHENJA

Arrijnë rezultatet nga 95% e të dhënave, 24 milionë i thanë po referendumit në Turqi

Janë përpunuar tanimë 95% nga të dhënat e përgjithshme nga referendumi në Turqi, ndërsa sipas këtyre të dhënave, 51.7% e votuesve u kanë thënë PO ndryshimeve kushtetuese, ndërsa 48.3% kanë votuar kundër, shkruan SHENJA.

Nga të dhënat e deritanishme, më shumë se 24 milionë qytetarë kanë votuar pro ndryshimeve, ndërsa rreth 22.4 milionë kanë votuar kundër tyre. Sipas të gjitha gjasave, referendumi në Turqi do të kalojë me një dallim prej mbi 1 milion vota.

Votuesit në të gjithë Turqinë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në 167.140 vendvotime. Përditësimet e fundit të rezultateve mund t’i ndiqni duke klikuar KËTU!

Postime të Ngjajshme