` . Arrestohet trajneri i Irlandës së Veriut, ngau makinën nën ndikimin e alkoolit - TV-SHENJA

Arrestohet trajneri i Irlandës së Veriut, ngau makinën nën ndikimin e alkoolit

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Irlandës së Veriut në futboll, Michael O’Neill, është arrestuar me akuzën se ka ngarë makinën nën ndikimin e alkoolit. Sipas policisë skoceze, O’Neill u arrestua të dielën në periferi të Edinburgut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia skoceze ka njoftuar se të dielën ka arrestuar dhe akuzuar një 48-vjeçar se ka ngarë makinën nën ndikimin e alkoolit në rrugën A720 rreth orës 12:55 sipas kohës lokale. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Edinburgut më 10 tetor, dy ditë pasi Irlanda e Veriut do të luaj ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2018 kundër Norvegjisë.

Postime të Ngjajshme