` . Arrestohet shitësi i biletave, reklamoi në internet çmimin 600 euro, la edhe numrin e telefonit! - TV-SHENJA

Arrestohet shitësi i biletave, reklamoi në internet çmimin 600 euro, la edhe numrin e telefonit!

Shitja e biletetave nën dorë për ndeshjen e madhe Real-Mançester është shndërruar në mundësi të madhe fitimi për stërshitësit. Autoritetet e sigurisë janë moblizuar për të kapur këta manipulues, dhe tashmë ka rezultate. Policia ka njoftuar se ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili ka tentuar të shes bileta me çmim të shtrenjtë. Ky i dyshuar ka shkkuar shumë larg duke reklamuar biletat në internet me çmim deri 600 euro. Ai ka tentuar të shesë dy bileta, duke lënë numrin e telefonit për kontakt dhe adresën e tij, me çka organet shtetërore kanë arritur ta gjejnë dhe e kanë arrestuar.  /SHENJA/

Postime të Ngjajshme