` . Arrestohet një person për sulm ndaj Ramiz Lladrovcit - TV-SHENJA

Arrestohet një person për sulm ndaj Ramiz Lladrovcit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kanosje dhe sulm ndaj kryetarit të tanishëm të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur në Tërrstenik të Drenasit dje rreth orës 22 e 30.

“Rreth orës 22: 30 është hapur rasti i kanosjes dhe dëmtim prone. Rasti ka ndodhur në Tërrstenik të Drenasit. Policia lidhur me këtë rast sot ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Redaksia ka provuar të flas edhe me Llarovcin, por ai nuk është përgjigjur thirrjeve.

Postime të Ngjajshme