` . Arrestohen shtatë zyrtar policor, kanë organizuar aheng në fshatin Kuklica të Kratovës - TV-SHENJA

Arrestohen shtatë zyrtar policor, kanë organizuar aheng në fshatin Kuklica të Kratovës

Sipas informacioneve nga Sektori për komunikim me opinionin i Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë mbrëmjes së djeshme disa policë pa respektim të masave kanë organizuar aheng në fshatin Kuklica të Kratovës.
“Më datën dy qershor 2020, rreth orës 21.00 është denoncuar se në Repartin për punë të brendshme zyrtar policor kanë organizuar festë në fshatin Kuklica të Kratovës, ku nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga Kovid-19. Menjëherë janë ndërmarr masa dhe është njoftuar prokurori publik. Gjatë hetimit janë gjetur tetë persona në objektin, prej të cilëve shtatë zyrtar policor të cilët nuk kanë qenë në detyrë. Ata menjëherë janë privuar nga liria nën dyshimin për veprën penale në bazë të nenit 206 nga Kodi penal”, informojnë nga MPB.
Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/