` . Arrestohen në Bllacë një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës të kërkuar nga INTERPOL-i - TV-SHENJA

Arrestohen në Bllacë një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Maqedonis njofton se dy persona janë ndaluar dje në vendkalimin kufitar në Bllacë. Personi nga Kosova i identifikuar me inicialet B.Sh, 47 vjeç, gjendet në listën e Interpolit është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave. Në të njëjtën pikë u arrestua edhe një shtetas i Shqipërisë, po ashtu i kërkuar nga Interpoli. 33-vjeçari nga Shqipëria, me inicialet L.Sh, është ndaluar rreth orës 4:30 dhe ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.