` . Arrestohen dy pronarë të lokaleve për shkak të mosrespektimit të protokolleve për punë në kohë të pandemisë - TV-SHENJA

Arrestohen dy pronarë të lokaleve për shkak të mosrespektimit të protokolleve për punë në kohë të pandemisë

Dy pronarë të objekteve hotelerike në Tetovë, janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi në lokalet e tyre. Ata janë arrestuar në një aksion të përbashkët të policisë me Inspektoratin shtetëror të tregut, të cilët kanë kryer gjithsej 31 kontrolle.

SPB Tetovë informon se të arrestuarit janë dërguar në stacion policor.

Ndryshe, policia për mosmbajtjen e maskave ka dorëzuar 56 urdhër-pagesa, ndërsa 63 persona janë dërguar në izolim.