Më 09. Shtator.2019 rreth orës 15.00 autoritetet e SPB-së së Shkupit, në rajonin e Bit Pazarit, kanë privuar nga liria personat me iniciale E.A (30) dhe T.A (22), që të dy nga Shkupi, pasi është kryer kontroll tek të njejtët dhe është gjetur lëndë narkotike e llojit marihuanë. Ata janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritët kallëzim adekuat.