` . Arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me DAESH-in në Bosnjë | TV SHENJA
153EEB3B-E94F-4529-AA06-E8EE8201C76F_w640_r1_s

Arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me DAESH-in në Bosnjë

Policia e Bosnjë e Hercegovinës thotë se 11 persona janë arrestuar, të dyshuar për lidhje me grupin militant DAESH.

Të dyshuarit ishin arrestuar në territorin më të gjerë të Sarajevës, afër kazermave ushtarake, ku një person i armatosur i kishte vrarë dy ushtarë të Bosnjës në muajin nëntor. Autoritetet këtë sulm e kishin përshkruar si terrorist.

“Deri tash 11 individë të dyshuar për terrorizëm, financim të aktiviteteve terroriste dhe rekrutim të luftëtarëve të DAESH-it, janë arrestuar gjatë bastisjeve në 13 lokacione”, tha sot një zëdhënëse e drejtoratit të policisë.

Një televizion rajonal ka raportuar se afro 100 policë kanë marrë pjesë në bastisje. Policia ka thënë se më se 150 boshnjakë kanë shkuar për të luftuar për militantët e DAESH-it në Siri dhe Irak, gjatë disa viteve të fundit. /REL/

Postime të Ngjajshme