` . Arratiset politikania e dënuar me 15 vjet për blerje votash (VIDEO) - TV-SHENJA

Arratiset politikania e dënuar me 15 vjet për blerje votash (VIDEO)

Një politikane kolumbiane e dënuar për blerje votash është vënë në qendër të vëmendjes pasi ka arritur të arratiset nga burgu.

Bëhet fjalë për 43-vjeçaren Aida Merlano. Ajo po kryente një kontroll te stomatologu por në një moment ka arritur të zbresë nga godina me litar.

Në pamjet e kamerave të sigurisë nga brenda klinikës së dentistit, Merlano mund të shihet e ulur në karrigen e pacientit ndërsa një punonjës del nga dhoma. Ajo shpejt mbledh një litar të kuq dhe hidhet nga  dritarja.

Një video e dytë të kamerave të sigurisë, e regjistruar nga një garazh parkimi, tregon litarin e kuq që varet nga lart. Merlano bie në tokë. Kalimtarët fillimisht i vijnë në ndihmë por duket se arratisja ka qenë e mirë menduar pasi sapo zbret ajo hipën në një motoçikletë dhe largohet.

Muajin e kaluar, Aida Merlano u dënua me 15 vite burg për orkestrimin e një skeme blerjeje votash në zgjedhjet e përgjithshme të Kolumbisë në vitin 2018, kur ajo fitoi një vend në Senatin e vendit. /Opinion.al