` . Arijan Ademi mungon ndaj Polonisë - TV-SHENJA

Arijan Ademi mungon ndaj Polonisë

Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut sonte pa Arijan Ademin do të përballet me Poloninë, në kuadër të ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e evropianit të vitit 2020-të. Ademi i cili është një prej lojtarëve më të dalluar në mesfushën e përfaqësueses së vendit, për shkak të lëndimit mbetet jashtë kombinimit në këtë përballje.

Në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, Ademi mori një goditje në këmbën e majtë duke u larguar nga loja në minutën e 77-të.

Për shkak të lëndimit në këtë përballje nuk do të luajnë Enis Bardhi, Darko Vellkovski, Krste Vellkovski dhe Ivan Triçkovski.

Përballja ndërmjet Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut luhet sonte në stadiumin “Norodovy” me fillim në orën 20:45.

Samir Sinani – Varshavë, Poloni