` . Arda Turan transferohet në Başakşehir – TV-SHENJA

Arda Turan transferohet në Başakşehir

Klubi i Superligës turke Medipol Başakşehir, ka arritur të transferoj mesfushorin turk të Barcelonës, Arda Turan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i klubit, Göksel Gümüşdağ, transferimin e Arda Turan-it e njoftoi nga faqja e Twitter-it të klubit.

“Arda Turan sot me fanellën e portokalltë kthehet në vendin e tij. Ky nuk është vetëm transferimi i Başakşehir-it, por i gjithë Turqisë”, tha Gümüşdağ në mesazhin e tij.