` . Arbër Zeneli pas operimit: Mbështetja juaj më bën të kthehem më i fortë se kurrë - TV-SHENJA

Arbër Zeneli pas operimit: Mbështetja juaj më bën të kthehem më i fortë se kurrë

Sulmuesi i Përfaqësuesës së Kosovës, Arbër Zeneli, sot i është nënshtruar një operacioni që e ka kaluar me sukses.

Në foton e postuar në rrjetet sociale Zeneli bën të ditur se operimi ka shkuar mirë.

Ai falënderon shumë tifozët për mbështetje.

“Operimi ka shkuar mirë. Ju falënderoi për mbështetje. Fjalë e juaja të mira do të më bëjë të kthehem edhe më i fortë.”

Zeneli pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen me Malin e Zi.

10-shi i Dardanëve do t’i mungojë fushave të gjelbërta nga gjashtë deri në nëntë muaj.