` . Apple me një kapitalizim tregu prej 800 miliardë dollar – TV-SHENJA

Apple me një kapitalizim tregu prej 800 miliardë dollar

Gjigandi amerikan i teknologjisë Apple të hënën është bërë kompania e parë në histori që ka një kapitalizim tregu mbi 800 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbylljes në 148.96 dollarë për një aksion në tregun e aksioneve të SHBA-ve të premten, çmimi i aksioneve të Apple u rrit 3.2 përqind të hënën në nivelin më të lartë prej 153.70 dollarë për një aksion.

Kapitalizimi i tregut të ndërmarrjes u bë 815.08 miliardë dollarë, e para për çfarëdo kompanie në histori.

Apple ka shënuar rritjen e të ardhurave prej 4.5 përqind në 52.9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit, nga periudhë e njëjtë e një viti më parë.

Të ardhurat neto të kompanisë u rritën me 4.8 për qind në 11 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe. Apple ka tejkaluar gjithashtu të gjitha kompanitë amerikane për të ardhurat neto gjatë tremujorit të parë të vitit.