` . Aplikacionet që duhet të mbani në telefonin tuaj - TV SHENJA

Aplikacionet që duhet të mbani në telefonin tuaj

Kjo është lista e aplikacioneve më të mira të javës së kaluar që mund t’i shkarkoni në smartphone-in tuaj. Mbase ndonjëra prej tyre mund t’ju hyjë në punë.

Guardians of the Galaxy nga Marvel: Telltale series

Telltale Games tani vjen me Guardians of the Galaxy. Në një edicion me seri të ndryshme, loja tani është e gatshme vetëm me episodin e parë.

Microsoft To-Do

Microsoft ka hedhur në treg aplikacionin e detyrave. To-Do është një aplikacion i thjeshtë që ju mundëson të krijoni lista me detyrat ditore që doni t’i mbani në kujtesë.

CATS

CATS është lojë e krijuar nga ekipi i Cut the Rope. Në këtë lojë, ju ndërtoni makinën tuaj luftarake dhe luftoni me kundërshtarët.

Google Earth

Google ka hedhur në treg Google Earth në ditën e Tokës. Aplikacioni fokusohet tek Voyager që ju mundëson të eksploroni botën përmes fotove. Për momentin, aplikacioni punon vetëm në Android.

Top Gear – Donut Dash

Donut Dash është një lojë ku mund të bëni donuts rreth Top Gear dhe t’i ruani ato nga furgonat mashtrues./tesheshi.com/

 

Postime të Ngjajshme