` . Anulohet seanca për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit - TV-SHENJA

Anulohet seanca për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit

Është anuluar seanca e sotshme e Këshillit të Prokurorëve në të cilën ishte planifikuar të zgjidhej ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit. Seanca dështoi për shkak të mungesës së kurorumit të nevojshëm, ndërsa është planifikuar të mbahet më 29 gusht.

“Shef i Prokurorisë do të zgjidhet nga radhët e Prokurorisë Shtetërore, prokurorja Gordana Geshkovska, nuk hyn në zgjedhje ne përkohshme të zëvendësit të Zvërlevskit”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e pardjeshme i propozoi Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për Prokurorinë Publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën Zyrtare”.

Postime të Ngjajshme