` . Anulohet seanca për rastin “Talir” - TV-SHENJA

Anulohet seanca për rastin “Talir”

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Talir”. Edhe kësaj radhe seanca u anulua për shkak të dyshimeve për përfshirje të prokurores speciale Katica Janeva në rastin “Zhvatja”, njofton Shenja.

Pala mbrojtëse ka kërkuar anulimin e seancës edhe për arsyen se ende nuk dihet fati i lëndëve dhe i vet PSP-së.

Të akuzuar në rastin “Talir” janë ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Kirill Bezhovski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristevski. Seanca radhës është shtyrë për me 3 tetor. Lënda ka të bëjë për financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. /SHENJA/