` . Anulohen shtatë vendvotime të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale - TV-SHENJA

Anulohen shtatë vendvotime të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 nga 14 ankesat e dërguara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga shtabi i kandidates për president, Gordana Siljanovska Davkova. Megjithatë nëkëto vendvotime nuk do të rivotohet, pasi rezultati i vendvotimeve nuk ndikon në rezultatin përfundimtar. Bëhet fjalë për dy vendvotime në Kavadarc, nga një në Ohër, Kumanovë, Kërçovë, Aerodrom dhe Qendër. Votimi është anuluar për shkak se në kutitë e votimit ka pasur më tepër fletëvotime se sa votues të regjistruar. /SHENJA/