` . Antikorrupsioni do të hetojë punësimet e ministrit Suhejl Fazliu (Video) - TV-SHENJA

Antikorrupsioni do të hetojë punësimet e ministrit Suhejl Fazliu (Video)

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme ka sjellë vendim që të hap lëndë me të cilën do të hetohen pretendimet për keqpërdorime në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale.

Siç thanë nga Komisioni, ekzistojnë dyshime për punësim të personave familjar në Ministri dhe për shfrytëzim të makinave për nevoja private. Me këtë ministri udhëheq Suhejl Fazliu.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se do të ngritin kallëzim penal kundër ish kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, nën dyshimin se me punësimin e nipit të tij Jordan Tasevski si bashkëpunëtor i rinj, ka bërë veprën penale nepotizëm.

Në konkurs për bashkëpunëtor më i ri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 janë paraqitur 155 kandidatë, ndërsa vendi i ka takuar pikërisht nipit të Pançevskit, edhe pse ai nuk ka kandiduar.

Gjithashtu në seancën e sotme është sjell vendim që të hapet procedurë në të cilën Antikorrupsioni do të hetojë se si funksionarët shtetëror kanë shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit, personat që kanë shfrytëzuar makinat zyrtare, kompensimet e rrugës, banesat, jetën ndaras.

Theksi do të vendoset tek deputetët e Kuvendit, mirëpo listat anketuese do t’u dorëzohen të gjitha institucioneve shtetërore.

Me vetiniciativë Komisioni për Antikorrupsion do të hetojë procedurën për zgjedhje të zyrave të ish-shefit të shtetit, Gjorge Ivanov. Enis Murtezi /SHENJA/