` . Anija amerikane rrëzon dronin iranian në Ngushticën e Hormuzit - TV-SHENJA

Anija amerikane rrëzon dronin iranian në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Gazeta Blic.Ai tha se USS Boxer, një anije sulmuese amfibe, qëlloi ndaj dronit në ngushticën e Hormuzit të enjten, duke e shkatërruar atë.Rrëzimi i dronit iranian i rrit më tej tensionet tashmë të larta në rajonin e Gjirit.

USS Boxer është pjesë e një grupi anijesh të marinës që ndodhen në ngushticë, mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, të cilat shënojnë një prani më të madhe ushtarake të SHBA në rajon.Incidenti vjen katër javë pasi Irani hodhi rrëzoi një dron amerikan vëzhgimi që fluturonte mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare në të njëjtën zonë.Presidenti Trump u tha gazetarëve të enjten se “USS Boxer mori masa mbrojtëse kundër avionit iranian, i cili po fluturonte në distancë të afërt, rreth 1000 metra, duke mos përfillur thirrjet e shumta për t’u larguar. Presidenti tha se droni iranian po kërcënonte sigurinë e anijes dhe të ekuipazhit të saj.