` . Angjushev pret të arrihet rritja e projektuar ekonomike (Video) – TV-SHENJA

Angjushev pret të arrihet rritja e projektuar ekonomike (Video)

Rritja e sivjetme ekonomike e projektuar prej 3,2 për qind, është e mundur që të arrihet. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Angjushev thotë se sipas shumës së BPV-së prej 0,1 për qind në kuartalin e parë, në kuartalin e dytë pret shifra më të mira të cilat shpreson se do t’i konfirmojë statistika. Sipas tij, realizimi i investimeve kapitale është i ulët, për shkak të asaj që projektet të cilat janë trashëguar nga pushteti i kaluar nuk kanë qenë mjaftueshëm teknikisht të përmbajtura, dhe nëse do t’i vazhdonin të njëjtat, do të ballafaqoheshin me shumë shpenzime plotësuese dhe anekse.

Koço Angjushev, zv/kryeministër

“Në investimet kapitale viteve të kaluara kanë hyrë edhe ‘Shkupi 2014’, dhe monumentet, dhe Kërçovë-Ohër me 56 për qind dallim në çmimet midis Sinohidro dhe realizuesit nga Maqedonia. Nëse duhet t’i vazhdojmë ato projekte në atë mënyrë edhe t’i paguajmë ato çmime dhe në atë mënyrë t’i shpenzojmë të hollat e tatimpaguesve në Republikën e Maqedonisë vetëm që të tregojmë shifra të mira, kjo ndoshta është një qasje, por kjo nuk ishte qasje e kësaj Qeverie”.

Zv/kryeministri Angjushev shton se dy projektet e mëdha kapitale të cilët kanë ndikim të jashtëzakonshëm mbi BPV-në, është autostrada Kërçovë – Ohër dhe marrëveshja për ndërtim të hekurudhës në pjesën Kumanovë – Bellakovce, ndërsa në të ardhmen Bellakovce – Kriva Pallankë.

Koço Angjushev, zv/kryeministër i Financave

“Në pjesën Kërçovë – Ohër me kënaqësi mund t’ju njoftoj se nga 56 për qind dallime në çmime të cilat shteti ia paguan Sinohidros, ndërsa Sinohidro realizuesve nga Maqedonia, çmimi për të gjithë punët plotësuese do ta zbresim në jo më shumë se 13 për qind. Mendoj se ka dallim prej 56 deri në 13 për qind dhe mendoj se të gjithë ne duhet të pyetemi se ku është dallimi”.

Lidhur me ndërtimin e gazsjellësit për Tetovën dhe Gostivarin, zvkreministri përsërit se kanë bërë gjithçka që traseja përmes Vodnos të ndryshohet me dëm minimal mbi sistemin e atjeshëm dhe se do të shkatërrohen vetëm 1.400 kub drunj. Mefail Ismaili /SHENJA/