` . Angjushev: Deri në fund të vitit 2020 rroga mesatare do të jetë 30 mijë denarë - TV-SHENJA

Angjushev: Deri në fund të vitit 2020 rroga mesatare do të jetë 30 mijë denarë

Zv/kryeministri Koço Angjushev ka deklaruar se deri në fund të viti 2020 rroga mesatare në shtet do të jetë 30 mijë denarë. Ai ka thënë se me masat që do t’i ndërmerr qeveria pas shtatorit pret që rritja e rrogës të jetë më e përshpejtuar vitin e ardhshëm në bazë të zhvillim të ekonomisë reale, dhe jo vetëm mbi projektet që i financon Qeveria.
“Rroga mesatare neto në shtet për maj 2019 është 25.270 denarë dhe është më e larta deri tani. Nëse kemi parasysh se është rritur për 3.1 për qind krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar dhe me tendencën që e kemi, pres që deri në fund të mandatit të Qeverisë që skadon më fund të viti 2020 të arrihet edhe rroga mesatare prej 30 mijë denarë ashtu siç kemi premtuar”, ka thënë Angjushev, përcjell SHENJA.
Angjushev ka thënë se Qeveria e ka ndërmend të ju ndihmoj kompanive që t’i rrisin pagat për të punësuarit e tyre dhe me këtë të zgjidhet problemi i personave që largohen nga shteti.