` . Angellovski publikon listën për dy ndeshjet e fundit - TV-SHENJA

Angellovski publikon listën për dy ndeshjet e fundit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve që do ti llogaritë për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianit kundër Austrisë dhe Izraelit. Në ekipin përfaqësues rikthehet Enis Bardhi, i cili mungoi në tetor për shkak të një dëmtimi, ndërsa do të mungojnë Egzon Bejtullai dhe Arijan Ademi që janë të lënduar, por gjithashtu edhe Ferhan Hasani që për momentin ende nuk ka nisur me stërvitje te Helsinku.  Emër i ri është Daniel Avramovski i Vardarit, ndërsa në listë janë përfshirë edhe Darko Velkovski dhe Nikolla Gjorgjev i Grashopersit. Ndeshjen e parë të këtij muaji, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë me 16 nëntor në Vjenë të Austrisë, ndërsa për këtë ndeshje seleksionuesi Angellovski për shkak suspendimeve nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e 3 futbollistëve standard, si Visar Musliu, Ilija Nestorovski dhe Boban Nikolov. Megjithatë që të tre do të jenë gati për ndeshjen e 19 nëntorit kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.