` . Angellovski merr vetëm 3 shqiptarë - TV-SHENJA

Angellovski merr vetëm 3 shqiptarë

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjet kontrolluese me Slloveninë dhe Islandën. Në listën e Angellovskit spikat emri i Goran Pandevit i cili rikthehet në formacion startues, ndërkaq shqiptarët të cilët do ta marrin pjesë në 2 kontrollueset e rradhës janë Agim Ibraimi i Mariborit, Armend Alimi nga Shkëndija dhe Leonard Zhuta i Rijekës. Besart Ibraimi edhe pse është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Ligën e Parë të Maqedonisë, ai nuk ka marr ftesë nga Angellovski. Ftesë nga seleksionuesi I Maqedonisë nuk ka marrë edhe Izair Emini i cili është duke shkëlqyer në Super Ligën Shqiptare ku në 7 takime ka shënuar 7 gola. Përfaqësuesja e Maqedonisë më 23 Mars do të përballet me Slloveninë në Koper, ndërsa 6-të ditë më vonë në Shkup do të pret përfaqësuesen bullgare.
Samir Sinani /SHENJA/

Postime të Ngjajshme