` . Angellovski: Merituam të kthehemi me tre pikë nga Lubjana - TV-SHENJA

Angellovski: Merituam të kthehemi me tre pikë nga Lubjana

Pas përfundimit të ndeshjes kundër Sllovenisë, trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, ka thënë se nuk është i kënaqur nga pika, dhe se nga Lubjana Maqedonia është dashur të kthehet me tre pikë të plotë.
“Kemi luajtur mirë, kemi krijuar raste, merituam fitore, nuk jam i kënaqur me pikën e fituar, duheshe t’i fitojmë tre pikët, megjithatë jam i kënaqur me katër pikët në këto dy ndeshje”, ka deklaruar Angellovski, transmeton SHENJA.